Bowling Bowls

Lajme

Zbuloni ngjarjet më të freskëta, turnet, lojtarët e shquar dhe strategjitë e fundit në lojën e bowlingut.

Kualifikimet për Kampionatin Mediteran

Lajme Sport

Përshëndetje miq të dashur!

Më poshtë po ndaj me ju emocionet dhe suksesin e mrekullueshëm nga gara Kualifikimet për Kampionatin Mediteran që u mbajt në BoBowling Prishtinë.

Pas momenteve me plot pasion,energji dhe performanca të jashtëzakonshme nga të gjithë pjesëmarrësit u perzgjodhën edhe kandidatët që do të përfaqësojn Kosovën në Kampionatin Mediteran që mbahet në Roma-Itali.

Meshkujt:

Albin Osmani - KB Ferizaj

Nysret Haziri - KB AR-Katana

Femrat:

Kaula Haziri - KB AR-Katana

Blerta Susuri - KB Makadam

Po ashtu gjatë natës se fundit të garave është organizuar ngjarje për të nderuar laureatët.

Me plotë kënaqësi,i prezantojmë ata që shkëlqyen në sportin e Boulingut dhe bënë të mundur të fitojnë njohje të shkëqyeshme për vitin 2023:

Sportisti i vitit: Albin Osmani

Sportistja e vitit: Kaula Haziri

Treneri i vitit: Nysret Haziri

Shpresat e vitit : Andi Dervishi

Shpresat e vitit : Bind Dauti

Falëderim i veçantë për MKRS dhe KOK-u

Dëshiroj te falënderoj të gjithë pjesëmarrësit ,stafin, dhe të gjithë ata që kontribuan në organizimin e kësaj ngjarje.

Shihemi në ngjarjet e ardhshme!

Federata e Boulingut e Kosoves

FBOUK